Ina Rama "ngushëllohet" dhe përkrahet nga SHBA
Kryeprokurorja Ina Rama është "ngushëlluar" dje për sulmet e qeverisë ndaj institucionit që drejton nga një përfaqësi e ambasadës amerikane. Rreth mesditës së djeshme, dy zyrtarë të SHBA-së janë pritur nga Rama. Takimi ka zgjatur disa dhjetëra minuta, ndërsa në përfundim të tij palët nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë shtypi, duke nënkuptuar solidaritetin e ambasadës në drejtim të akuzës qendrore. Ajo, ditët e fundit, është vënë në "shënjestër" nga Ministria e Brendshme dhe nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me dosjen "Fazliç". Burime nga akuza thanë se në takim është diskutuar rreth ndihmës së ambasadës për hetimin e disa dosjeve, ndërsa Kryeprokurorja ka falënderuar amerikanët për ndihmën dhe mbështetjen ndaj institucionit të akuzës, edhe në pikëpamjen morale. Më konkretisht, mësohet se Ina Rama ka falënderuar përfaqësuesit e ambasadës për ndihmën e dhënë në hetimin e çështjes "Trebicka", pasi një ekspert i policisë amerikane ka asistuar në hetime. Por burimet nuk pohojnë nëse Kryeprokurorja i ka kërkuar përfaqësuesve të ambasadës amerikane ndihmë për hetimin e Damir Fazliç, i cili deri në këtë moment akuzohet për pastrim parash në Shqipëri. Megjithatë, ajo çfarë mësohet nga burime konfidenciale është se prokuroria shqiptare ka mbështetjen e plotë të përfaqësuesve diplomatikë të shtetit më të fuqishëm në botë. Tashmë prokuroria shqiptare duket se ka një "partner" tjetër në luftën kundër korrupsionit, edhe pse segmente të politikës e kanë siluruar së tepërmi atë. Pas marrjes së detyrës nga Ina Rama, mbështetësja kryesore e akuzës ishte qeveria dhe përkatësisht dy institucionet: Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme. Pikërisht javën e parë të detyrës, Rama ka takuar Nishanin dhe Alibeajn. Por në vazhdim, me fillimin e hetimeve për disa skandale, Nishani dhe Alibeaj kanë "braktisur" kryeprokuroren "Silvia Konti", duke sulmuar institucionin e akuzës me të njëjtin intensitet si në kohën e Sollakut. Duket se tashmë, mbështetja kryesore e organit të akuzës janë ndërkombëtarët. Pas SHBA-së, dje reagoi edhe BE-ja, duke mbështetur punën e organit që kryesohet nga Ina Rama.
Faksimile e Gazetës
Gazeta "Shqip" paralajmëroi katër javë më parë konfliktin mes Qeverisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Plani i selisë blu për fushatën e zgjedhjeve parlamentare është sulmi ndaj Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Selia blu ishte në pritje të mesazhit të Kryeministrit Berisha për të kritikuar punën e Kryeprokurores gjatë fushatës elektorale. Sipas demokratëve, dosja Durrës-Kukës, superdosja e Gërdecit dhe tashmë së fundi edhe dosja "Fazliç" janë duke dëmtuar imazhin e qeverisë, e cila duhet të përballet dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e qershorit 2009 për të fituar një mandat të dytë.
Deklarata
Berisha: Hetim ndërkombëtar për dosjen "Fazliç"
Qeveria vendos të kërkojë hetim ndërkombëtar për çështjen "Fazliç". Sipas Kryeministrit Berisha, do të hetohet nëse Damir Fazliç ka përfituar të ardhura nga fondet publike në Shqipëri dhe do të hetohet gjithashtu për asetet e ngrira të disa kompanive që nuk kanë asnjë penalitet të vetëm. Shefi i qeverisë deklaroi se është e drejtë e ekzekutivit të thërrasë hetim ndërkombëtar dhe për këtë nuk shkel Kushtetutën dhe nuk futet në kompetencat e institucionit të Prokurorisë. Deklarata e Berishës ka ardhur menjëherë pas përfundimit të takimit me një grup diplomatësh të huaj në Tiranë, të cilët kanë kërkuar nga qeveria hetim ndërkombëtar. Kryeministri Sali Berisha ka sfiduar opozitën duke deklaruar se hetimi ndërkombëtar për çështjen "Fazliç" do të zhvillohet. Ai ka mbrojtur lidhjet e tij me biznesmenin serbo-boshnjak, duke theksuar se opozita po bën vetëm shpifje me akuzat e saj. "Hetimi do të bëhet. Mos kini frikë, ejani këtu të thoni ç‘të doni. Unë nuk kam asgjë në dorë. Kam kënaqësi nga energjitë që ju harxhoni për shpifje. Por të jeni të sigurt se kjo transparencë do të bëhet pasi unë kam detyrimet e mia", u shpreh Berisha në seancën e fundit në Kuvend, duke iu drejtuar opozitës. Kryeministri theksoi gjithashtu se Damir Fazliç nuk ka nevojë për mbrojtjen e shefit të qeverisë. "Që Damir Fazliç do të paraqitet para drejtësisë në përputhje me rregullat e vendit tim, këtë konsideroj të domosdoshme. Të jeni të sigurt se nuk jam unë që e bëj këtë. E bën ai vetë. Ai është një njeri i lirë, një biznesmen. Nuk mund të ketë asnjë lloj mëdyshjeje për këtë. Fazliç do t‘i nënshtrohet të gjitha rregullave, për sa kohë të bëjë biznes në këtë vend", tha Berisha.