Topalli takon Kryeministrin spanjoll
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë nga Spanja garancinë për ratifikim të shpejtë të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe mbështetje të gjithanshme në rrugën integruese për anëtarësim të plotë në Aleancën e Atlantikut dhe në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës së saj në Spanjë, Topalli është pritur nga Kryeministri Jose Luis Rodrigez Zapatero.
Nga zyra e shtypit të Kuvendit bëhet e ditur se Kryeministri Zapatero e ka vlerësuar këtë vizitë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë si shumë të rëndësishme, që do të nxisë të tjera shkëmbime vizitash mes dy vendeve dhe do të rrisë nivelin e bashkëpunimit. "Është shumë e rëndësishme për ne, tha Kryetarja Topalli, që Spanja ishte ndër vendet e para që ratifikoi MSA-në, Shqipëri-BE. "Shpresojmë që gjithashtu vendi mik spanjoll do të ratifikojë së shpejti edhe protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO". Kryeministri Zapatero e ka garantuar Kryetaren e Kuvendit se procesi i ratifikimit të këtij protokolli nga Spanja do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër dhe se Spanja mirëpret anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në NATO. Kreu i qeverisë spanjolle theksoi se është në pritje të vizitës së Kryeministrit shqiptar Berisha, në Spanjë.