E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët: Ç’do të bëjmë me 100 milion

Shpendi dhe Elona ndodhen në dhomën e ndenjes dhe po diskutojnë për lojën në Big Brother. Me pas afrohen edhe Iliri me Anaidin.

Anaidi më pas i pyet banorët se çfarë do të bënin nëse do të kishin 100 milionë lek. Shpendi thotë se me aq para do të investonte në fabrikë. Anaidi nis të qeshi duke thënë se Shpendi çdo gjë e lidh me fabrikën,transmeton TCH.

Ndërsa Elona shprehet se as nuk e ka idenë çfarë do të bënte me 100 milionë lek, megjithatë një ndër gjërat që do të bënte do siguronte jetën e familjes,do hapte një biznes dhe do të ndërtonte shtëpinë e ëndrrave të saj. Ndërsa Iliri do të bënte një kompleks turistik në Radhimë të Vlorës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›