George Michael lirohet nga spitali

Këngëtari George Michael është liruar nga spitali pas aksidentit me veturë.
Pas disa lëndimeve në kokë, këngëtari ka qëndruar disa ditë në spital ndërkaq tani është liruar nga spitali për të vazhduar kurimin në shtëpi.
Michael, u përfshi në një aksident me veturë më 17 maj ndërkaq, kjo është hera e dytë që këngëtarit i rrezikohet shëndeti brenda një viti.
Në fund të vitit 2012, ai u shtrua në një spital në Austri teksa ishte në një turne të tij atje. Arsyeja kishte qenë një komplikim shëndetësor si pasojë e stresit./Indeksonline/