E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gisele Bundchen “bombë”

Supermodelja Gisele Bundchen ka lënë pa fjalë me pamjen e saj për kopertinën e Vogue Brazil, duke u shfaqur si “bombë” vetëm dy muaj pasi solli në jetë vajzën e saj Vivian.

Në një shërbim fotografik për fotografin Mario Testino, 32 vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka shkëlqyer me pamjen e sah.

Në vitin 2010 kur lindi djalin Benjamin, Gisele tregoi se ishte marrë me yoga tre ditë në javë, deri dy javë para se të lindte djalin.

E sigurt, me trup të tonifikuar dhe barkun petë, Gisele rikthehet denjësisht në ekrane dhe jetën e saj aktive, ashtu sikundër nuk ndalon kujdesin, për vajzën Vivian, djalin Benjamin dhe të shoqin Tom Brady./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›