Alarm per bombe ne qendren tregtare ne gjyq ish- punonjesi

TIRAN- Klodian Bizhga ish-punonjesi i qendres tregtare ne autostraden Tirane-Durres qe ne gusht te ketij viti alarmoi policin per nje bombe te vendosur ne ish-punen e tij shkon ne gjyq me cilesine e te pandehurit.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet ku keta te fundit me ndihmen e shortit elektronik caktuan gjyqtarin Besnik Hoxha per gjykimin e dosjes.
Sipas ketyre burimeve ne ngarkim te 30- vjecarit Bizhga lindur ne fshatin Kashar dhe banues ne rrugen Irfan Tomini ne Tirane prokuroria ka ngritur akuzen e njoftimit te rreme ne organet e rendit.
Kjo veper penale sipas dosjes me nr.2358 qe tashme ndodhet ne duart e gjyqtarit Hoxha eshte konsumuar nga i pandehuri Bizhga me 11 gusht 2010.
Ngjarja ka ndodhur me 11 gusht 2010 aty rreth mesdites kur prane salles operative eshte lajmeruar nga nje telefonues anonim se brenda qendres tregtare qe ndodhej ne kilometrat e para te autostrades Tirane-Durres ishte vendosur nje sasi eksplozivi dhe pritet te shpertheje. I menjehershem ka qene reagimi i efektiveve te policise te cilet me ndihmen e njesise anti-eksploziv kane bere evakuimin e klienteve dhe punonjesve te kesaj qendre duke filluar kerkimin me qen anti-eksploziv.
Por pas kerkimeve disa oreshe ka rezultuar se alarmi ishte fals-thuhet ne dosje. Pasi eshte konstatuar se alarmi ishte fals policia ka nisur verifikimin dhe identifikimin e telefonuesit ku ne rruge operative eshte zbuluar se telefonata eshte bere nga 30- vjecari Bizhga.
Ky i fundit pese dite para se te alarmonte policine per bombe ishte pushuar nga puna ku kryente detyren e magazinierit pasi kishte sjelle probleme mes stafit. Po ate dite me 11 gusht policia ka arritur te lokalizoje telefonuesin dhe te arrestoje brenda ambienteve te baneses se tij ne rrugen Irfan Tomini ku edhe e ka pranuar autoresine i pandehuri 30- vjecar duke u shprehur se e kishte bere ne shenje hakmarrjeje pse e kishin hequr nga puna-thuhen ne dosjen e dorezuar ne gjykate tashme. Pritet qe ne ditet ne vazhdim gjyqtari Hoxha te caktoje seancen e pare gjyqesore ne ngarkim te Bizhges.