E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët: Tuneli na ndryshoi jetën

Në sheshin e portalit perëndimor të tunelit, njerëzit, kryesisht banorë të zonës, kanë ndërtuar klube biznesi të ndryshme. Ata thonë se autostrada, në rastin e Thirrës, edhe tuneli, ka ndryshuar për ta jo thjesht konfiguracionin e terrenit, por edhe jetën e tyre. “Ka ndryshuar gjithçka në jetën tonë ky tunel. Qe a e sheh, me këtë kafe këtu, jo vetëm që mbaj familjen, por fitojmë diçka më tepër”, thotë pronari i një kafeje të ndërtuar në formatin e një kontejneri. Por nuk është i këtij mendimi një burrë tjetër, banor i Thirrës. Ai quhet Llesh çupi, dhe ndërsa thotë se kënaqet për autostradën, tregon se ende nuk është kompensuar për një pjesë të pronës që ka zënë kjo vepër. “Qe zotni, ta tregoj, si është puna, në krahun e majtë tuneli më ka prish pronën time dhe qeveria nuk ka kompensuar. Udhëtarët ta gëzojnë këtë vepër të madhe, por edhe unë i dua lekët për pronën e dëmtuar”, tha Lleshi i ulur në tavolinë me një gotë limonadë përpara, ndërsa të tjetër që e njohin pohojnë me kokë atë që tha ai.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›