E Diel, 1 Nëntor 2026

Semani, turizmi dhe kultura festohen në një ditë

Semani është zgjuar sot në festë. Që në orët e para të mëngjesit, Komuna Topojë që ka nën juridiksionin e saj dhe Semanin, është veshur me ngjyra festive për të kaluar një ditë të veçantë që përkon jo vetëm me çeljen e sezonit turistik, por dhe me ditën kulturore të kësaj zone. Në këtë aktivitet të veçantë dhe individual të kësaj zone kanë qenë të pranishëm kryetari i Qarkut Fier, Luan Muçaj, drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar të Zhvillimit, Benet Beci, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Fierit, si dhe përfaqësues të njësive të tjera vendore dhe nxënës shkollash. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte revokimi i vlerave kulturore të kësaj zone, si dhe hapja e siparit turistik, duke ofruar ambiente dhe infrastrukturë të nevojshme për të gjithë pushuesit që do të frekuentojnë bregdetin e kësaj zone.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›