E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët debatojnë për provën

29/04/10 23:31

Banorët janë të gjithë në sallon duke u marrë me provën e javës dhe Jetmiri qëndron tek tavolina ku ata do të improvizojnë televizorin, nga ku do të drejtojnë emisionet që kanë përgatitur. Jona i sugjeron Jetmirit se si ti vendosë elementët për të formuar televizionin, në mënyrë që pamja e tyre të duket sa më mirë. Duke qenë se Jona tregohet shumë këmbëngulëse dhe u thotë se duhet ta bëjnë në formën që ajo ka menduar, Erioni ndërhyn dhe shpehet se ata nuk janë në studio të vërtetë televizive aq sa Jona duhet të thotë kaq shumë gjëra vetëm për anën fizike, por rëndësi ka ajo që do të organizojnë. Kika shprehet se ata duhet ti harrojnë të gjitha kamerat e shtëpisë e të folusohen vetëm tek njëra që do të drejtohen. Seldi, Kika e Jona janë të mendimit se skenografia që ka krijuar Jetmiri me të tjerë banorë, nuk është e përshtatshme për qëllimin që ata duan të realizojnë. Seldi shprehet se atij i duket dekori si për një teatër kukullash e jo si një televizor, por Mandi e Klodi i kthehen e i thonë që ai mund ti kishte dhënë këto mendime më parë, kur skenografia po ndërtohej e jo tani. Jetmiri shprehet se ai ka punuar gjithë pasditen duke bërë këtë gjë dhe Klodi e mbështet duke thënë se banorët tani kujtohen për të dhënë mendime. Jetmiri pyet Jonën me të mirë se çfarë pune prish fakti që televizori duket pak më i madh nga çduhet të jetë dhe Jona përgjigjet se pamja do të duket shumë bosh me gjithë atë hapësirë të madhe që kanë lënë. Erioni shkon tia demostrojë Jonës se si duket që atje dhe thotë se nuk ka asnjë problem, e Jona duket sikur bie dakort. Më pas pothuajse të gjithë djemtë angazhohen në ndërtimin e televizorit dhe Jona i sheh duke i dhënë ndonjë sugjerim herë pas here. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›