Banoret e 11 fshatrave apel Duam mjek per te semuret
Sipas tyre ndonese nje mjeke paguhet prej vitesh per te vizituar dhe sherbyer ne kete zone ajo nuk eshte paraqitur thuajse asnjehere. Me gjithe apelet drejtuar institucioneve shendetesore ne Tepelene askush nuk ka marre masa ndersa jeta e banoreve te kesaj zone eshte vene disa here ne rrezik. Jane fshatrat Canaj Luftinje e Siperme dhe e Poshtme Danaj Xhaxhaj dhe Izvor qe vuajne mungesen e kujdesit shendetesor. Kjo ka detyruar banoret e kesaj komune me 2000 fryme te zbresin nga lartesite dhe te shkojne ne Memaliaj apo Tepelene vetem e vetem per tu vizituar. Kryeplaku i fshatit Luftinje Sami Malka u shpreh se mjekja ka vite qe nuk ka shkelur ne fshatin e tij dhe per kete ai disa here e ka shtruar kete problem ne Keshillin Komunal te zones. Sipas tij nje banori i duhet 500 leke qe te zbrese poshte e te vije serish siper ne fshat vetem per transportin per shkak te mungeses se nje doktori. Kjo situate eshte me te vertete e pafalshme pasi varferia e kesaj zone shoqerohet edhe me indiferentizmin qe i behet nga ana e autoriteteve shendetesore te Tepelenes te cilet ndonese jane informuar per mosardhjen e mjekes e kane me te lehte te paguajne ate pa qene tek ne se sa te na marrin ne ne konsiderate ankesat u shpreh kryeplaku. Banoret e fshatrave te Luftinjes nuk e njohin fare mjeken e cila sipas tyre nuk ka ardhur nje here te vetme per kontakt me ta. Nderkaq anetari i Keshillit Komunal te Luftinjes Latif Cela shprehet i revoltuar per gjendjen e krijuar pasi gjate tre viteve te fundit mjaft relacione jane dorezuar ne kete keshill per indiferencen totale te mjekes se zones dhe deri tani asnje mase nuk eshte marre ndaj saj. Ne te njejten linje qendron edhe kryetari i komunes Luftinje Gezim Malka. Sipas tij punen e mjekes e kryejne infermieret te cilat pavaresisht gatishmerise nuk kane formimin e nje mjeku dhe per pasoje rastet qe kerkojne specialiste paraqiten ne Memaliaj apo Tepelene. ndonese mjekja ka nje zyre ne godinen e komunes nuk eshte paraqitur fare muajt e fundit duke lene ne meshire te fatit banoret e zones. Komuna Luftinje perbehet nga 11 fshatra dhe ndodhet ne zonen verilindore te rrethit te Tepelenes.
TEPELENE/ PIRO NASE