PS, Felaj: Berisha "puc" nuk dorëzon 6 gardistët
TIRANE- Partia Socialiste i kërkon policisë të ekzektujë urdhërndalimet për 6 gardistët të cilët akuzohen për vrasjen e 3 demonstruesve në demonstratën e 21 janarit para kryeministrisë. Deputetja socialiste Ermonela Felaj akuzoi kryeministrin Berisha se “po refuzon të dorëzojë gardistët”
“Berisha të dorëzojë menjëherë 6 gardistët. Ata kryen krime për hesap të Berishës.Policia të ekzekutojë urdhër ndalimet”- deklaroi deputetja Felaj.
Në demonstratën e organizuar nga opozita kundër qeverisë, mbetën të vrarë Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. Një ditë pas 21 janari prokuroria lëshoi urdhër ndalime për 6 zyrtarë të lartë të gardës, por policia vazhdon të refuzojë ekzekutimin e vendimit të prokurorisë. Kryeministri Berisha në mbrojtje të gardistëve kundërshton urdhërndalimin e tyre dhe akuzon kryeprokuroren Ina Rama si pjesë e asaj që ai e quan “puc shteti”. Sipas tij gardistët janë të hapur për hetime por nuk do të arrestohen.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS, Felaj: Berisha "puc" nuk dorëzon 6 gardistët