E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e BBA mbi gjakmarrjen

Banorët sot kanë qëndruar jashtë në oborr duke marrë rreze e duke shkëmbyer shaka mes tyre.
Xhimi kërkoi ndihmën e banorëve për të përgatitur drekën dhe shkoi në kuzhinë. Elona është e vetmja që i ofroi ndihmën e saj për të gatuar dhe shkoi edhe ajo në kuzhinë, ndërsa të tjerët vazhdonin të merrnin rreze.

Anaidi, Jonilda dhe Arsimi janë ulur në oborr dhe bisedojnë për tema të ndryshme. Një nder to është edhe tema e gjakmarrjes, për të cilën Anaidi duket sikur ka shumë informacion.
Ai çudit Jonildën dhe Arsimin duke i treguar për kanunin e Lek Dukagjinit, por thotë se në ditët e sotme kanunin e kanë ndryshuar 100%. Ai tregon se kur dy familje janë në gjak, njëra i dërgon një fëmijë, familjes tjetër. Nëse kjo e fut fëmijën brenda, atëherë e kanë falur gjakun, nëse nuk e fut atëherë nuk e kanë falur dhe fëmija kthehet. Gjithashtu shton se nëse vritet një grua, atëherë gjaku lahet me 7 gjaqe nga familja tjerë.

Jonildes i bëhet qejfi dhe thotë se sa shumë rendësi i kanë dhënë gruas në atë kohë. Por Anaidi sqaron se sipas kanunit, mendohej që gruaja ose vajza nuk mbanin armë, prandaj bëheshe e gjitha kjo. Anaidi thotë se në momentin që një familje ka marrë gjak, atëherë vijnë dhe të lajmërojnë dhe të japin afat 7 ditë që të përgatitesh për ngujim. Kjo quhet beëe, prandaj shqiptari njihet për besë, sepse edhe nëse e sheh gjakësin në rrugë nuk e vret, sepse i ka dhënë besën dhe kur e vret i çon lajm, që gjakun ta kemi marre ne – thotë ai.
Por sipas Anaidit, ky është fenomen në zhdukje dhe ka marrë përmasa të tjera tani dhe quhet hakmarrje. Banorët e mbledhur dëgjojnë më vëmendje Anaidin, i cili shpalos dijet dhe gjithë informacionin e tij në lidhje me ligjet e para të shkruara në Kanunin e Lek Dukagjinit./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›