E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mediat qetësohen", Afërdita falënderon Zotin

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, këto ditë është shumë e angazhuar me projekte të ndryshme në fushën e modelimit. Aktualisht po qëndron në Majami dhe bazuar në ato që Afërdita shkruan në rrjete sociale, ajo po kalon ditë të ngarkuar me punë.

Përveç kësaj, ditëve të fundit Dreshaj u komentua për fundin e lidhjes së dashurisë me Shpat Kasapin, gjë për të cilën ajo nuk ka komentuar akoma asgjë. Duket se dëshira e saj më e madhe ishte që mediat të mos merren me këtë çështje, gjë të cilën e ka bëre të ditur vetë ajo.

”Më duket vetëm mua apo dhe juve, mediat kanë filluar të qetësohen? Faleminderit Zot!”, ka shkruar modelja në rrjete sociale. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›