Gëlon droga në Plazhin e Durrësit, policia peshkon 200 gramë heroinë

ME SHUME FOTO TE GALERIA
Durrës, 29 qershor 2010 NOA Një sasi e konsiderueshme heroine u zbulua mbrëmjen e sotme në zonën bregdetare të Durrësit në plazh, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Droga që ju shihni dhe në fotot, iu kap tre djemve të rinj në vendin e quajtur Ura e Dajlanit pranë plazhit Teuta.
Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, konfirmoi arrestimin e Saimir Jusufi, 25 vjeç, lindur ne Durres e banues ne lagjen 4 Durrës, Agustin Ndoj, 24 vjeç, lindur e banues ne lagjen 8 Durrës, dhe Enea Tabaku, 25 vjeçar, lindur ne Gramsh e banues në Shkallnuer të Durrësit.
Policia konfirmoi se operacioni policor i koduar Trekëndëshi u finalizua në bazë të punës hetimore të kryer me përgjim prej disa kohësh të të dyshuarve.
Aksioni i mbrëmjes së sotme u përqendrua në lagjen 13 Plazhi Teuta në Durrës, poshtë Mbikalimit të Urës së Dajlanit, ku tre të rinjtë, u kapën duke tregtuar lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve iu gjet e bllokua sasia prej 202.75 gram lende e dyshuar si narkotike e llojit heroine si dhe tre telefona celularë se bashku me kartat Sim.
Po në bazë të punës hetimore të kryer rezulton se tre djemtë, krahas zonës së Plazhit, ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike edhe në territorin midis lagjeve 15, 4 dhe fshatit Shkallnuer Durrës.
Policia tha se materialet per vepren penale të prodhimit e shitjes se lendeve narkotike te kryer ne bashkëpunim iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Ndërkohë, Drejtori Policisë së Qarkut, Drejtues Aleks Hajdari, i tha agjencisë NOA,
se Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, ka hartuar e është në zbatim të një plani të veçantë masash në drejtim të goditjes së rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike përgjatë sezonit turistik në plazhe e vendet e frekuentuara nga pushuesit.
a.r/r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")