E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Dragostunjës 25 ditë pa energji, Balla: CEZ-i të ndërhyjë

balla-ne-librazhdLibrazhd- Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka qenë në fshatin Dragostunje të rrethit të Beratit nga ku i ka bërë thirrje kompanisë së Shpërndarjes CEZ të ndërhyjë për të rikthyer energjinë elektrike banorëve të kësaj zone të cilët kanë më shumë se 25 ditë pa drita.

Shkak për këtë është bërë djegia e një transformatori, për të cilin askush nuk e ka marrë përsipër ta zëvendësojë.

Banorët shprehen se pagesat e faturave bëhen në mënyrë të rregullt, megjithatë, ata përballen me mungesën e energjisë prej gati një muaj.

Sipas tyre, mungesa e energjise është e zakonshme në çdo stinë të vitit.

Balla bëri me dije se kjo lagje nuk është e vetmja në rrethin e Librazhdit që përballet me ndërprerjet e shpeshta të energjisë. Ai gjithasthu theksoi se në rast se ky problem nuk gjen zgjidhje, ai vetë do tu bashkohet protestave të qytetarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›