Banorët e Frakullës në protestë: Na shpronësoni
FIER- Protestat e përditshme të Partisë Socialiste janë vënë sot në mbështetje të banorëve të Frakullës dhe Thakranit në Fier, të cilët kërkojnë shpronësimin e tokës që zë autostrada Levan-Tepelenë.
Paraditen e sotme banorët e këtyre fshatrave kanë dalë për të protestuar në autostradën që po ndërtohet në aksin Levan-Tepelenë. Ata kanë paralajmëruar që do të bllokojnë edhe punimet në rrugë nëqoftëse nuk marrin shpronësimet për tokat e tyre.
Protesta e tyre është mbështetur edhe nga deputeti socialist i zonës, Ervin Koci, i cili theksoi që shteti ka përgjegjësinë e vetme për ti shpronësuar. “Kjo rrugë duhet të ishte bërë 4 vite më parë, por kjo qeveri me një vendim të pastër politik e pengoi duke penguar njëkohësisht edhe zhvillimin e kësaj zone. Edhe pse ka 18 muaj që ka filluar kjo rrugë akoma banorët e kësaj zone nuk marrin paratë që i takojnë, akoma ky shtet nuk u jep, po i gënjen dhe po i mashtron” – përfundoi ai.
Që nga fillimi i punimeve për autostradën Levan-Tepelenë, protestat e këtyre banorëve kanë qënë të shpeshta, por prej 18 muajsh asnjëri prej tyre nuk është shpronësuar.
(m.a/BalkanWeb)