Tani çelik sizmik, rezistent ndaj tërmeteve
ELBASAN- Në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit do të prodhohet një lloj i ri çeliku, i cili quhet çelik sizmik dhe është i rezistueshëm ndaj tërmeteve. Ministri Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti në takimin që zhvilloi një ditë më parë në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan diskutoi lidhur me linjën e re që kompania po instalon, që konsiston në prodhimin e çelikut sizmik dhe që përbën një investim prej 16 milionë euro.
“Kam ardhur të vizitoj një nga kompanitë më serioze që ka sot Shqipëria, një nga investitorët e huaj më seriozë, një vend ku punojnë rreth 800 persona dhe do të prodhohet një çelik, i cili do të jetë çelik sizmik, çka do të thotë se është shumë i rezistueshëm ndaj tërmeteve,- u shpreh ministri Prifti,- duke vlerësuar faktin se investimi i kompanisë turke KURUM krijon mundësi punësimi, aktivitet ekonomik përreth tij, si dhe ndihmon në uljen e çmimeve të larta të çelikut që vjen nga importi.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës diskutoi me drejtuesit e kompanisë KURUM edhe mbi një projekt të ri të kompanisë, i cili ka të bëjë me ngritjen e një fabrike për thërrmimin e skrapit. “Kemi diskutuar që qeveria mund t’i ofrojë këtij investitori disa terrene të tjera brenda këtij Kombinati Metalurgjik, ndoshta dhe me skemën “1 Euro”, sepse është një investitor serioz, i cili punon mirë dhe kontribuon në ekonominë shqiptare me punësim dhe me taksa.
(d.b/BalkanWeb)