E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi, bie numri i vdekjeve te grave shtatzena

TIRANE- Shqipëria ka numrin më të vogël të vdekjeve të grave shtatzëna në rajon, madje renditet më lart se vende që janë shumë më të zhvilluara si Britania e Madhe apo SHBA.

Në Shqipëri, por dhe në gjithë botën, numri i vdekjeve për shkaqe të shtatzanisë ka rënë ndjeshëm në krahasim me 20 vite më parë sipas një studimi të bërë nga Instituti për Shëndetin Metrik dhe Zhvillimin, (Institute for Health Metrics and Evaluation (IHME) në universitetin e Washingtonit në bashkëpunim me universitin e Queensland.

Shqipëria renditet e 22-ta në renditjen e 181 vendeve, me një përqindje të vdekjeve 8 në 100 mijë gra shtatzëna, ndërsa në 1990 Shqipëria shënonte 36 vdekje në 100 mijë gra.

Në vendin e 23 renditet Britania e Madhe, e cila ka të njëjtat shifra të vdekshmërisë me ato të 20 viteve më parë. ë vendin e 40 renditet SHBA.

Studimi konstaton se në përgjithësi në vendet e Europës Perëndimore ka pasur një rënie të vdekshmërisë nga 1990- 2008

Nga vendet e rajonit, Greqia renditet në vendin e 25, Serbia në vendin e 28 Bosnje Hercegovina në vendin e 34, një vend më poshtë është Kroacia. Maqedonia është renditur në vendin e 41-të duke lënë pas Malin e Zi në vendin e 44, dhe Rumaninë në vendin e 54.

Globalisht numri i vdekjeve të nënave shtatzëna ka rënë në 35 % në 30 vitet e fundit. Nga 500 mijë vdekje në botë që janë shënuar në 1980 në 2008 janë shënuar 343 mijë vdekje. Në 20 vitet e fundit numri i vdekshmërisë së grave shtatzëna ka rënë në 1.4% në cdo vit- thuhet në studim.
“Fakti që ka më pak vdekje lidhet me rritjen e profesionalizmit në shëndetin mëmësor në këto vende” .-vazhdon studimi i cili është bërë publik online më 12 prill.

Në vend të parë me numrin më të vogël të vdekjeve të nënave shtatzëna është Italia me 4 vdekje në 100 mijë gra, ndërsa e fundit në listën e 182 vendeve renditet Afganistani 1575 vdekje në 100 mijë gra.

Studiusit kanë zbuluar se reduktimi i vdekjeve të nënave shtatzëna në vendet e zhvilluara ka ndodhur për shkak të përhapjes së virusit HIV. Afërsisht një në 5 gra të vdekura- në një total prej 61. 400 në 2008- lidhen me virusin HIV, dhe shumë shtete me popullsi të madhe të cilat janë të prekura nga HIV kanë pasur më shumë vështirësi në uljen e përqindjes së vdekjeve të nënave shtatzëna.
Një renditje e tillë, ka ngjallur dhe reagimin e medias britanike të cilat kanë kritikuar shërbimin shëndetësor britanik në kujdes të nënave shtatzënë. “Women more likely to die giving birth in Britain than Albania” (Më shumë gra vdesin në Britani se në Shqipëri) titullon sot artikullin e saj e përditshmja britanike Daily Mail, në faqen e saj online.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›