Topi dekreton emërtesat për dy ministri
TIRANë- Presidenti Topi ka dekretuar sot ndryshimin e emërtesave të dy ministrave të kabientit me propozim të kryeministrit Berisha. Sipas dekretit të publikuar në faqen zyrtare të presidencës Sokol Olldashi do të kryeje detyrën e ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve ndryshe nga sa quhej deri tani ministër i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve.
Ndërkohë Genc Pollo i cili deri tani quhej ministër i Shtetit dhe i Marrëdhënieve me Parlamentin, sipas dekretit më të fundit të presidentit Topi do të quhet ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)