Banorët e Gjirit të Lalzit protestojnë kundër ndërtimeve
Banorë të Shën Pjetërit dhe të zonës së gjirit të Lalzit në Durrës kanë protestuar sot kundër zaptimit që sipas tyre po u bëhet tokës në bregdet.
150 banorë të zonave bregdetare kanë bllokuar sot zonën turistike të gjirit të Lalzit duke kërkuar largimin e gardheve që ka vendosur një firmë private për të ndërtuar një objekt në këtë zonë.
Sipas tyre bregdeti po zaptohet nga firma fantazmë për të ndërtuar aty objekte të ndryshme me qëllim përfitimi të paligjshëm.