E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, qëlluan me sende të forta 20-vjeçarin, në pranga 2 persona

Një 20-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme në Laç ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm ku 20-vjeçari me inicialet I.S. është qëlluar me mjete të forta nga disa persona. Si autorë të ngjarjes policia ka arrestuar shtetasit Rakip Roli 44 vjeç dhe Petrit Sana 46 vjeç ndërsa ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë ku po merr edhe ndihmën e specializuar mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e dy personave të dyshuar si bashkëpunëtorë në plagosjen e 20 vjeçarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›