Tiranë, kapet 4 kg kanabis, 2 në pranga

Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar "Weekend" ka sekuestruar 4 kg kanabis, si dhe ka arrestuar dy poseduesit e saj. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Sandër Dapaj 32 vjeç, dhe Margarit Dado, 27 vjeç të cilët janë kapur me 4 kg drogë.
Arrestimi i tij u krye pas një kontrolli të ushtruar në banesën dhe automjetin e shtetasit Sandër Dapaj, tip "Golf 4", me targa SR 6273 B, në të cilën u gjendën 4 pako të mbështjella me natriban të mbushura me bimë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.