E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret e Gurres, padi per shpifje ndaj Karla del Pontes



Shaban Sulce

Karla del Ponte, ish-kryeprokurorja e famshme e Gjykates se Hages, e cila ka kerkuar denime te ashpra per dhjetera serbe dhe kosovare te akuzuar per krime lufte, duket se do te jete subjekt i nje padie nderkombetare. Paditesit e Del Pontes do te jene pikerisht banoret e fshatit Gurre ne rrethin e Matit. Gjithcka ka marre shkas nga publikimi i librit te ish-kryeprokurores se Hages, e cila ne ditarin e saj e permendte kete fshat si vendin ku grumbulloheshin ushtaret dhe civilet serbe, te cileve, sipas saj, u hiqeshin organet dhe perdoreshin per trafikun e transplantimeve. Nje gje e tille ka bere qe banoret e Gurres te ndihen te fyer dhe te kerkojne venien ne vend te nderit te tyre. Per kete ata kane kerkuar edhe ndihmen e deputetit te zones, Qemal Minxhozi. Ata kane kerkuar nga deputeti socialist qe t?i ndihmoje juridikisht dhe institucionalisht per t?u ankuar prane organizmave nderkombetare, si dhe per te hartuar nje padi nderkombetare kunder ish-kryeprokurores se Gjykates se Hages, Karla del Ponte. Pavaresisht kerkeses se banoreve te fshatit Gurre per padi nderkombetare ndaj Del Pontes, nje gje e tille mbetet e veshtire per t?u realizuar, pasi ne planin nderkombetar nuk mund te kete nje padi te nje individi ndaj nje tjetri, keshtu qe ne kete pike atyre u ngelet vetem ankimi prane organizmave nderkombetare. Gjithsesi, ajo cka dihet me siguri eshte se banoret e Gurres ndihen mjaft te fyer nga Del Ponte, e cila, sipas tyre, duhet t?u kerkoje falje publike.
Minxhozi
Ne prononcimin per gazeten "Albania", deputeti i Partise Socialiste, Qemal Minxhozi, i cili eshte edhe deputeti i zones qe perfshin edhe komunen Gurres, ka treguar per nismen e banoreve.
"Ka pasur nje reagim te menjehershem nga banoret e Gurres ne momentin kur ata jane njohur me lajmin se fshati i tyre permendej ne librin e ish-kryeprokurores Del Ponte si vend i transplantimeve te ushtareve serbe. Ata me kane kerkuar takim ne cilesine e deputetit te zones per te me shprehur shqetesimin e tyre. Banoret me kane pohuar se ndihen shume te fyer nga akuzat qe u beheshin nga Del Ponte ne librin e saj. Per kete gje ata me kane kerkuar qe t?i ndihmoj institucionalisht per t?u ankuar dhe per te hartuar nje padi nderkombetare. Ne kerkesen e tyre ata ftojne gjithashtu te gjitha organizmat per te verifikuar te verteten ne fshatin Gurre, ku eshte nje vend ku nuk ka pasur asnje ushtar serb, nuk ka asnje varr serb dhe jo me te jene kryer transplantime ne ate vend. Banoret kerkojne nga Del Ponte qe t?u kerkoje falje publike. Edhe une personalisht, ne cilesine e deputetit te zones, i drejtohem ish-kryeprokurores se Hages qe te beje te njejten gje", - u shpreh per gazeten "Albania" deputeti Minxhozi.

Akuzat e Del Pontes, reagojne deputetet
Akuzat e ish-kryeprokurores se Hages, Karla del Ponte, ne librin e saj per trafik organesh ne fshatin Gurre te rrethit te Matit, jane pasuar me reagime te forta ne Kuvendin e Shqiperise.
Deputeti i Partise Demokratike, Prec Zogaj, ka kerkuar nga kryeprokurorja e vendit, Ina Rama, te shprehe qendrim ne lidhje me akuzat qe sipas tij po demtojne rende imazhin e Shqiperise.
"Shpreh keqardhje nga kjo tribune, sesi kjo zonje e nderuar qe ka cuar ne banken e drejtesise kasapin e shqiptareve te Kosoves, shkruan sot nje liber qe te zhyt ne periudhen me te eger te propagandes. Kamerat televizive dhe deputeti i zones, Qemal Minxhozi, shkuan ne Gurres dhe zbardhen gjithcka qe duhej bere nga Ministria e Jashtme apo Prokuroria. Une i kerkoj kryeprokurores Ina Rama te shprehet me kete rast. Ajo ka dhe raportin e hetimeve te viteve 2002-2003. Une po flas ketu me zerin e Parlamentit, por Ina Rama duhet t?i beje jehone ketij lajmi, madje dhe presidenti", - tha Zogaj. Nderkohe, per te njejten ceshtje ka folur edhe nenkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Erion Brace, i cili tha se akuzat e Del Pontes ne librin e saj jane teresisht te paverteta.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›