Rudi Vata: Geri Malaj eshte ne axhenden time
Geri Malaj po shnderrohet ne nje brazilian tipik. Mesfushori i kampiones Deportivo la Korunja per te rinjte "Juvenil A" ne zonen e Galicise ne Spanje, shenoi me gjuajtje direkt golin e dyte ne fitoren 2-0 kunder Pontevederes, cka terhoqi serish mediat iberike. Nuk eshte hera e pare qe Geri Malaj e ben dicka te tille. Madje, ai eshte kapiteni i nje ekipi qe po thyen rekorde me skuadren e tij. "Megjithese kane pese jave qe kane fituar kampionatin, Deportivo vazhdon te fitoje te gjitha ndeshjet. I mjafton te fitoje ndeshjen e fundit per te vendosur edhe nje rekord me 30 ndeshje pa humbur. Nje rekord i vertete", shkruan gazeta sportive spanjolle. Sot, Deportivo La Korunja luan ndeshjen e fundit te kampionatit kunder "Kultural Leonesa" te qytetit Leon, nderkohe qe nga 5-11 maj, ne Madrid do te zhvillohen edhe "Liga e Kampioneve" te Spanjes, me ekipet fituese te kampionateve te rinjve nga rajonet e Spanjes. Per te pare nga afer progresin e jashtezakonshem te kucovarit Geri Malaj, i thirrur edhe me perfaqesuesen U-21 ne ndeshjen miqesore kunder Turqise (ne Elbasan), ne Madrid do te udhetoje edhe menaxheri i njohur shqiptar i FIFA-s, Rudi Vata. "Edhe drejtuesit e Deportivos e njohin axhenden time", tha Vata per "Albania-sport" nga qyteti i Shkodres. "Une do te udhetoj te dielen drejt Skocise, e me pas menjehere do te jem ne Madrid. Eshte nje eveniment i madh dhe eshte krenari te shohesh nje lojtar shqiptar, per me teper kapiten, qe terheq vemendjen e medias dhe menaxhereve te shumte". Rasti i lojtarit ne fjale perben nje risi, pasi nuk jane te shumte elementet nga Shqiperia qe shkelqejne ne ekipet zinxhir te skuadrave te huaja.