E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Kuvendi futet ne "rruge pa krye"

Sula, Dajci dhe Babasi, kunder propozimeve te meparshme te PD-se per zgjedhjen e Presidentit.

Shaban Sulce
Ndryshimi i Kushtetutes dhe vecanerisht ceshtja e zgjedhjes se Presidentit kane qene pikat e nxehta te debatit te djeshem ne Parlament dhe ne arenen politike. Partite e vogla te opozites kane kerkuar qe ndryshimi i Kushtetutes te mos behet pa u diskutuar me pare ne nje komision te posacem parlamentar, nderkohe qe nje pjese e deputeteve te PD-se kane dale kunder propozimit te meparshem te partise se tyre per menyren e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Ata kane kerkuar qe presidenti te zgjidhet direkt nga populli dhe jo sipas amendimeve kushtetuese te paraqitura nga PD-ja ne Komisionin e Ligjeve, ku parashikohej qe zgjedhja e Presidentit te behej vetem ne rast se do te deshtonin tre raundet e votimit ne Parlament.
Zgjedhja e Presidentit
Nuk kane qene te paket zerat e deputeteve te Partise Demokratike qe kane kerkuar zgjedhjen e Presidentit nga populli. Kjo kerkese eshte bere nga deputetet Ndricim Babasi, Dashnor Sula dhe Pal Dajci gjate fjalimeve te tyre ne Parlament. Sipas Sules, zgjedhja e presidentit nga populli do te evitonte krizat politike. "Mendoj se nje zgjedhje e Presidentit nga populli do t?u jape fund shume krizave. Mjaftojme te shikojme si e ka Kroacia p.sh., e cila eshte edhe vend kandidat per ne BE, dhe te veprojme", - u shpreh ai. Ne te njejten linje ka qene edhe deputeti Ndricim Babasi, i cili i eshte referuar edhe krizes politike qe shkaktoi vjet zgjedhja e Presidentit. "Duhet te kete president nga populli pasi kjo eshte rruga me e mire per te zgjidhur krizat, te cilat u pane vitin e kaluar. Kjo duket edhe rruga me e mire per cdo force politike. Une kam besim se edhe opozita do ta mbeshtese nje gje te tille, pasi eshte ne te miren e perbashket qe Presidenti i Republikes te zgjidhet nga populli". Nderkohe, Pal Dajci u shpreh se zgjedhja e Presidentit nga populli eshte nje variant qe e kerkojne vete votuesit shqiptare.
"Presidenti nga populli eshte zgjidhja me e mire. Nuk ka pse te kete votime ne Kuvend kur edhe nga vete populli kerkohet qe ta zgjedhin vete presidentin e tyre".
Ndryshimet e Kushtetutes
Partite e vogla parlamentare jane shprehur pro idese se ndryshimit te Kushtetutes, nese me pare nje gje e tille diskutohet ne nje komision te posacem parlamentar.
Kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, deklaroi te enjten ne nje prononcim per mediat se "do te mbeshtesim cdo ndryshim kushtetues, i cili kalon me procedura te rregullta".
"Pra kalon ne nje komision te posacem parlamentar, konsultohet me te tere faktoret politike dhe ata juridike dhe pastaj me faktorin nderkombetar, vecanerisht me ata qe kane ndihmuar per ta bere kete kushtetute, ku prioritare eshte Keshilli i Europes dhe Komisioni i Venecias", - tha Ceka. Nderkohe, kryetari i Grupit Parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi, tha dje ne Kuvend se ndryshimet kushtetuese duhet te kene miratimin dhe konsensusin e te gjitha forcave politike dhe jo vetem te dy partive te medha, PD-PS. Duke iu referuar shqyrtimit dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, te draftit te perbashket PD-PS per ndryshimet kushtetuese, Xhufi kerkoi qe "per amendimin e ligjit themeltar te shtetit, duhet t'i kthehemi nje procesi gjitheperfshires". Ky proces, sipas tij, duhet te marre ne konsiderate te gjitha partite politike parlamentare, partneret tane, Komisionin e Venecias, shoqerine civile etj.
Gjinushi
Nderkohe, kryetari i Partise Social-Demokrate, Skender Gjinushi, eshte shprehur skeptik ndaj ndryshimeve kushtetuese. Sipas Gjinushit Kushtetuta nuk mund te ndryshohet per pseudoreforma. "PSD nuk mbeshtet nje pseudoreforme kushtetuese, pasi Kushtetuta mund te ndryshohet vetem per sistemin zgjedhor, meqenese jemi para nje reforme te detyruar zgjedhore, por keto ndryshime nuk mund te godasin edhe institucionet e tjera. Kushtetuta eshte teper e re, eshte me e re se sa shumica e politikaneve, keshtu qe nuk mund te ndryshohet Kushtetuta pa u ndryshuar se pari, ata qe nuk duan ta zbatojne ate. Ne nuk hyjme ne debate se si duhet te zgjidhet Presidenti, pasi asnje se ka kuptuar logjiken e kesaj Kushtetute, e cila eshte konceptuar me shume kujdes", - deklaroi kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›