E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrin neni 53, Shqiperia kthehet ne FIFA



Shqiperia eshte vetem pak ore prane heqjes se pezullimit nderkombetar nga FIFA (14 mars) e UEFA (28 mars). Ministri pergjegjes i Sporteve, Ylli Pango do te firmose statutin e FSHF-se. Presidenti i Republikes ne takimin e se enjtes (ora 11:00), do te pajtoje ne seline e Presidences, Pangon me Armand Duken. Me shtrengimin e duarve do te realizohet zyrtarizmi formal i paqes midis dy "armiqve" te medhenj, per te mberritur ne Kongresin e FIFA-s, me 29 maj, ku pritet edhe heqja zyrtare e perfundimtare e pezullimit.
Neni 53 i statutit te FSHF-se, qe provokoi edhe perplasjen midis Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve dhe Federates Shqiptare te Futbollit do te "ngrije", ndersa ne muajin ne Tirane do te vijne perfaqesuesit ligjore te dy organizmat me te larte te futbollit boteror e europian, per te zgjidhur perfundimisht konfliktin 2-vjecar ne futbollin shqiptar.
Shteti shqiptar, i ndodhur perpara afateve kohore dhe ultimatumit te ashper te nderkombetareve te "sferes magjike", pranoi edhe ne kompromis me FIFA-n te firmose statutin e FSHF-se. Nje "hapyy end" (nje fund i lumtur) per futbollin shqiptar, qe perjeton cdoi fundjave jo pak probleme, me dhunen ne stadiume dhe kompromiset midis ekipeve.
Hapin e pare te madh e bene institucionet nderkombetare FIFA e UEFA, qe me ane te nje faksi derguar zyres se Dukes dhe zyres ministrit Pango, bene edhe propozimin e zgjuar: ngrirjen e nenit 53 ose heqjen e tij, firmosjen e statutit dhe miratimin e tij deri ne mbledhjen e Asamblese me te afert te FSHF-se.
Te marten u realizua edhe takimi i ministrit Pango me sekretarin e Pergjithshem te FSHF-se, Arben Bici, qe prodhoi edhe kompromisin e madh per "ngrirjen" e nenit 53 sipas udhezimeve te FIFA-s e UEFA-s, ku Pango kishte shtuar edhe togfjaleshin "federata funksionin sipas ligjeve shqitare ne fuqi". Pango komunikoi me FIFA-n e UEFA-n, ku beri te ditur edhe arritjen e marreveshjes.
Per kete qellim do te ngrihet nje grup pune "katersh", ne te cilin do te marrin pjese perfaqesues te MTKRS-se, FSHF-se, FIFA-s e UEFA-s, per te artikuluar nje nen tjeter te statutit te FSHF-se, qe te respektoje ligjet e shtetit shqiptar, autonomine e federate, por te kenaqe edhe nderkombetaret.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se ra parimisht dakord ne mbledhken e tij urgjente dhe statuti me nenin 53 te rindertyar do te miratohet ne Asamblene e FSHF-se, qe pritet te mblidhet ne muajin maj.
Te enjten pardite (ora 11:00) gjithcka do te ece sipas axhendes se organizuar nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i cili ka kontribuar jo pak per zhidhjen e krizes.
Kombetarja e futbollit nuk zhvilloi dy miqesoret e muajit mars me Arabine Saudite (21 mars) dhe Moldavine (26 mars), ndersa ekipi Shpresa takimin zyrtar me Greqine (26 mars, ne Vlore), te vlefshem per eliminatoret e Kampionatit Europian U-21.
Rikthimi i Shqiperise ne familjen futbollistike boterore dhe europiane, do te zgjidhe automatikisht disa probleme, marrjen pjese ne kompeticionet e UEFA-s per klubet te kater skuadrave shqiptare (Liga e Kampioneve, Kupa UEFA dhe Intetoto), por edhe moskerkimin e nje trajneri te ri te perfaqesueses, pasi pak dite me pare, holandezi Ari Han, kishte paraljmeruar se ne rast se ndeshja miqesore me Polonine (27 maj) do te anulohej, ai do te largohej.

17 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›