E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjte, gola ne syte e Ari Hanit

Ari Han duhet te jete kenaqur pa mase, kur ka pare lojtaret kuqezinj dhe kandidatet per nje vend ne formacionin titullar te shenojne dhe te jene lidere te skuadrave te tyre. Ka qene nje shoe i vertete ai qe ka ndjekur trajneri i perfaqesueses kuqezi ne Ukraine. Gola, emocione si dhe shume lojtare shqiptare ne fushen e lojes. E cfare i duhet me shume nje trajneri per t'u kenaqur kur sheh lojtare te vlefshem qe luajne mire?

Sfida e madhe midis dy "kolonive" shqiptare ne Ukraine, ajo midis Vorskla Poltava dhe Krivbas Krivi, me skuadrat e te cilave aktivizohen plotesisht tete futbolliste shqiptare, nga kater per cdo ekip, u mbyll me fitoren e Vorskla Poltava 2-1. Takimi mori ngjyra teresisht shqiptaro-kosovare, pasi si kosovari Debatik Curri ashtu edhe elbasanasi Dorian Bylykbashi lane firmat e tyre ne harkun e 90 minutave me golat e tyre, te realizuar me te njejten menyre, me 11-metersh. Markoski shenoi i pari per Vorsklen ne minuten e 13-te. Ne kete gol la gjurme edhe Armend Dallku, i cili dha asistin per shokun e tij te skuadres. Ka qene ish-kapiteni i Partizanit, Dorian Bylykbashi, ai i cili barazoi me penallti ne minuten e 63-te duke i cuar shifrat e ndeshjes ne 1-1. Por, kur dukej se krejt takimi do te perfundonte ne barazim dhe se skuadrat do te ndanin nga nje pike, ka qene mesfushori i Kombetares shqiptare, Debatik Curri, ai qe realizoi ne minuten e pare shtese golin e fitores nga pika e bardhe e penalltise.

Per trajnerin Ari Han duket se nuk do te kete ndryshime ne axhende. Paqja e arritur mes MTKRS-se dhe FSHF-se do te beje te mundur qe takimi miqesor me Polonine te zhvillohet ashtu sikurse edhe ishte parashikuar. Kete e ka konfirmuar vete organizmi me i madh boteror i futbollit, FIFA, qe ka garantuar dy dite me pare federaten tone te futbollit se brenda dates 20 maj do te kete perfunduar edhe kalvari i pezullimit qe po vuan Shqiperia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›