Rumani, rrëzohetavioni ushtarak11 të vdekur
BUKURESHT- Një avion ushtarak rumun është rrëzuar dje pak pasi ishte ngritur nga aeroporti në qytetin juglindor të Rumanisë, Tuzla, për pasojë mbetën të vdekur 11 persona dhe 3 u plagosën. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, avioni, i tipit sovjetik Antonov i përkiste një shkolle të forcave ajrore ushtarake, i cili po fluturonte si pjesë e një misioni trajnimi për hedhjet me parashutë.
Në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes thuhet se avioni po transportonte 9 anëtarë të forcave detare dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Avioni u përplas vetem pak minuta pasi u ngrit nga pista dhe u përfshi nga flakët me t’u rrëzuar në tokë. Nga aksidenti mbijetuan vetem 3 persona, të cilët u derguan menjëherë në spitalin e qytetit të Konstancës, rreth 20 km nga vendi ku ndodhi përplasja. Mjekët thonë se gjëndja shëndetësore e të plagosurve është kritike. Zjarrfikësit mbërriten në vendngjarje 35 minuta pas rrëzimit të avioni. Ministri i Mbrojtjes Gabriel Oprea ka ngritur një komision për të hetuar mbi shkaqet e këtij aksidenti.
(s.g/BalkanWeb)