Pukë: pranga kryeplakut të fshatit Kçir

Forcat e policisë në qarkun e Pukës kanë ndaluar mëngjesin e sotëm kryeplakun e fshatit Kçir Preng Vukaj, pasi pasi nuk ka raportuar për kanabisin e mbjellë në fshat. Sipas burime të policisë në lagjen "Vneze" të fshatit Kçir, janë gjetur gjashtë parcela të mbjella me 340 rrënjë bime me karakteristika të ngjashme me bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan. Vukaj u mor nën hetim nga forcat e policisë për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", pasi kishte bërë betimin si kryeplak i fshatit për moskultivimin e bimëve narkotike në zonën e tij. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proçeduriale dhe materialet në ngarkim të tij ju kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.