Nju Jork, Në KSseanca për incidentetnë Mitrovicë
NJU JORK- Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork mblidhet sot për të disktuar situatën në Kosovë dhe në veçanti në pjesën veriore të Mitrovicës.
Seanca u kërkua nga presidenti serb Boris Tadic pas shpërthimit që ndodhi të premten e kaluar në pjesën veriore të Kosovës, në lagjen Boshnjake të Mitrovicës, ku i person u vra dhe 11 të tjerë u plagosën. Vetë Tadic ndryshoi axhendën e planifikuar për të vizituar Malin e Zi më 8 dhe 9 korrik për të marrë pjesë në këtë seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit.
Nga Prishtina Ministri i jashtëm kosovar Skënder Hyseni është nisur dje drejt Nju Jorkut së bashku me një raport mbi incidentin e ndodhur të premten e kaluar në Mitrovicë.
“Përmes një letre drejtuar kryesuesit të radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministri Hyseni kërkoi që të merrte pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, për të shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës. Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi në një prononcim për median deklaroi dje se nuk dihet nëse shefi i diplomacisë kosovare do të ketë të drejtën e fjalës në këtë seancë të jashtëzakonshme të KS, apo e drejta e fjalës do ti jepet shefit të UNMIK Zanier i cili dhe ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me raportin që hetuesit ndërkombëtarë në Prishtinë kanë hartuar mbi incidentet e ndodhura në Mitrovicë.
Vetëm një ditë më parë në veri të Mitrovicës ndodhi një tjetër incident. Deputeti serb në parlamentin e Kosovës Petar Miletic u qëllua me pistoletë nga persona ende të panjohur. Policia e Kosovës deklaroi se Miletic ishte qëlluar 4 herë me pistoletë por vetëm njëri plumb e kishte plagosur në gju. Sulmi ndaj deputetit serb u dënua nga të gjitha EULEX, OSBE dhe autoritetet kosovare dhe u kërkua zbulimi sa më parë i autorëve.
Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, vlerësoi dje se sulmin e armatosur kundër deputetit në Kuvendin e Kosovës, Petar Miletiç, e kanë nxitur ekstremistët, qëllim i të cilëve është frikësimi i qytetarëve dhe pengim i dialogut, me të cilin do të sigurohej paqe e vazhdueshme në Kosovë.
Nëpërmjet të një deklarate, ai kërkoi që “pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, sa më shpejt t’i zbardhin sulmet kundër qytetarëve në Mitrovicën Veriore dhe kriminelët t’i dërgojnë para drejtësisë”.
(s.g/BalkanWeb)