E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres ndertimet perplasin ALUIZNI-n me bashkine

Kryebashkiaku Dako ka marre vendim per prishjen e nje banese ku jetojne 8 familje qe prej vitit 1989. Lila Vendimi i jashteligjshem


Ka deshtuar ne qytetin e Durresit aksioni per prishjen e disa banesave nga inspektorati i ndertimit ne Durres.


Qe ne oret e para te mengjesit forca te policise bashkiake te shoqeruar nga fadromat kane shkuar per te kryer shembje ne zonen e bregdetit te disa banesave ku strehoheshin banore qe nga viti 1989 dhe qe jane ne proces legalizimi. Kunder ketij veprimi kane protestuar me force banoret por edhe Aluizni.


Drejtori i ketij institucioni Andi Lila ka akuzuar Bashkine se po shkel ligjin nepermjet veprimeve te nxituara dhe te qellimshme qe kerkon te shembe banesa te kualifikuara per legalizim. Lidhur me aksionin e ndermarre kryetari i bashkise se Durresit Vangjush Dako ka deklaruar se objektet do ti kthehen pronarit te ligjshem ashtu sic e parashikon dhe ligji dhe pretendon se legalizimi i tyre eshte i jashteligjshem.


Nderkohe Aluizni e quan te paligjshem pretendimin e kryetarit duke u shprehur se Bashkia duhej te kontaktonte me Hipoteken dhe Aluiznin dhe jo te vepronte fshehurazi. Per me teper sipas Liles ka nje ligj i cili thote se edhe nese ekzistojne pronare banesat legalizohen dhe pronaret kompensohen.


Kjo eshte hera e pare qe Bashkia dhe Aluizni konfliktohen ne Durres per kete problem. Banoret kane deklaruar se nuk kane ku te shkojne dhe se banojne ne banesa qe ne 1989-n kur punonin me kontribut vullnetar per ndertimin e nje pallati qe mbeti karabina aty prane. Atje jetonte nje grua me 5 jetime.


Shpetime Pasha thote per Shekullin se ata kane hyre ne kete banese halli qe ne vitin 1989 kur punonin ne nje karabina te paperfunduar qe ndodhet aty prane e ku Porti po ngrinte nje banese me kontribut vullnetar.


Une kam ruajtur - thote ajo me lot ne sy - edhe letrat e ndermarrjes qe vertetojne oret jashte orarit qe kemi dhene me kontribut vullnetar. Pasi kemi hyre ketu eshte privatizuar gjithe Durresi e Keneta dhe per 5 jetimet e mi nuk paska pak drejtesi qe duan te na hedhin ne mes te kater rrugeve Drejtori i Aluiznit Andi Lila thote se Bashkia e Durresit ka nisur Fadromat per te prishur banesen ku strehohen 7 - 8 familje. Kjo menyre pune eshte nje nxitim i tejskajshem i inspektoratit te ndertimit dhe ka nje mungese te theksuar te dokumentacionit te paplotesuar.


Banoret kane aplikuar qe te gjithe.
Ne kete bllok ndertesash te vjetra qe kerkon te prishe Bashkia e Durresit jetojne ne kushte te mjerueshme rreth 7-8 familje me rreth 30 anetare. Lila ka kontaktuar me familjaret si dhe me perfaqesuesit e inspektoratit te ndertimit duke deklaruar se ligji esheshte i hapur per te gjithe dhe se ai nuk i ndalon qytetaret per te aplikuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›