E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Ishull-Shëngjinit: Na ndihmoni, s’kemi ujë!

Banoret e Ishull Shengjinit në Lezhë kanë 2 jave pa ujë të pijshëm, dhe kjo pasi Drejtoria e Ujesjelles-Kanalizime ka nderprere furnizimin. Nderkohe, Drejtoria pretendon se kjo lagje është debitore në vazhdimësi 

LEZHE-Prej 2 javesh banorët e lagjes Ishull Shengjinit në Lezhë janë pa ujë të pijshëm, dhe kjo pasi Drejtoria e Ujesjelles-Kanalizime ka nderprere furnizimin. Drejtoria pretendon se kjo lagje është debitore në vazhdimësi. Banoret e kesaj lagjeje jane shprehur se ndersa furnizimi me uje per ta eshte nderprere, ai derdhet ne rruge duke krijuar edhe probleme ne infrastrukture
Po sipas tyre rrjeti i amortizuar ka sjelle gjithnje ne cesmat e tyre uje te ndotur, duke kerkuar qe te merren masa per ngritjen e nje ujesjellesi te ri. Sipas tyre edhe furnizimi eshte teper i kufizuar, pasi gjate gjithe sezonit te veres ata nuk kane marre asnje pike uje, ndersa punonjesit e ujesjellesit kane ardhur vetem tani ne dimer per te marre edhe faturat kur ata nuk kane patur uje.
Drejtori i Ujesjellesit ka shpjeguar se banoret jane njoftuar per kete mase ndaj debitoreve, e cila vjen si pasoje e mospagimit të faturave ne vazhdimësi prej tyre. Ai ka shpjeguar se për këtë i eshte referuar urdhrit te keshillit te ministrave,dhe se nderprerja do te vazhdoje deri ne pagimin e plote te faturave te prapambetura
Problemet me rrjetin e shperndarjes se ujit te pishem per lagjen Ishull Shengjin, ka krijuar edhe kete problem,ndersa komuna e Shengjinit nuk eshte marre asnje mase per nderhyrje ne kete rrjet.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›