Godo: Berisha nuk institucionalizon koalicionin
Kryetari i Asamblesë së PR-së, Sabri Godo tha se gjatë tre vjetëve ka munguar institucionalizimi i tryezës së të djathtës. Sipas tij, Berisha ka mbetur vetëm në pozitat e një komunikimi momental, pa e çuar më tej nismën.
TIRANE-Koalicioni i së djathtës do të funksionojë institucionalisht nëse Berisha i ul aleatët e tij në tryezë. Këtë e kërkoi kryetari i Asamblesë së PR-së, Sabri Godo. “Nëse jemi aleatë dhe jemi për të njëjtën rrugë, atëherë duhet të këshillohemi, si do ecim, çfarë do bëjmë. S’mundet që secili të gjykojë më vete, atëherë është një koalicion formal”, - u shpreh dje Godo. Sipas tij, gjatë tre vjetëve ka munguar institucionalizimi i tryezës së të djathtës, Berisha ka mbetur vetëm në pozitat e një komunikimi momental, pa e çuar më tej nismën. “Kjo është mungesa që koalicioni ka pasur gjatë gjithë kohës, Berisha është kufizuar në marrëdhëniet me kryetarët e partive, por tani në kohët tona është bërë modë dhe një kërkesë, që duhet të ulemi rreth një tryeze, të shfaqin pikëpamje tona për problemet, cilat janë pikat e forta të fushatës, si do organizohen punët”, - theksoi më tej ai. Godo vuri theksin se parapërgatitja për zgjedhjet e ardhshme nuk mund të bëhet vetëm me komunikime formale, apo duke biseduar me secilin prej kryetarëve të partive të koalicionit. Sipas tij, partitë e tjera të koalicionit nuk mund të bëjnë asgjë tjetër, sepse mbledhjen e tryezës e ka kompetencë vetëm kryetari i partisë më të madhe të koalicionit. “Këto duhet të bisedohen. Këto nuk mund të realizohen me komunikime momentale, por nga ana institucionale. Kjo mungon, kjo varet nga Berisha, sepse ai është kryetari i maxhorancës. Këto gjëra funksionojnë vetëm nëse ai lëviz në këtë drejtim”, - tha republikani Godo. Pavarësisht se mungon një komunikim institucional, ai shprehet optimist se zgjedhjet e 2009 do t’i fitojë maxhoranca aktuale. “S’mund të bëj ndryshe, vetëm të besoj në fitoren e kësaj maxhorance, unë asaj i përkas dhe asaj i shërbej me aq sa mundem”, - shtoi më tej republikani i vjetër. Gjithsesi, ai e sheh si shqetësuese faktin se pa kaluar ende Kodi Zgjedhor, partitë parlamentare kanë filluar të bëjnë llogaritë se sa deputetë do të ketë në zgjedhjet e 2009. “Çdo parti synon që të ketë sa më shumë deputetë në parlament. Kjo varet nga mundësitë reale, nga përkrahja që do të gjesh në elektorat dhe në tratativat me koalicionin tënd. Nuk e di se ku nisen disa që thonë do marrim aq dhe kaq deputetë. Le të luftojnë për atë votë”, - bëri të ditur Godo.
Më tej ai shprehet se është kundër Kodit aktual të miratuar në komisionin të posaçëm parlamentar. Godo kujdeset të saktësojë se ky është qëndrimi personal i tij, pra që të mos identifikohet me qëndrimin e Partisë Republikane. “E kam thënë dhe herë të tjera, le ta pranojmë këtë sistem zgjedhor, meqë u ndryshua Kushtetuta, pra sistem mbi bazën e rajoneve, por përllogaritja e votës të bëhet mbi shkallë kombëtare. “Unë kam qenë dhe jam kundër këtij kodi, kundër këtij sistemi zgjedhor. Kjo është pikëpamja ime personale. E kam thënë dhe e kam përsëritur, të pranojmë këtë sistem të ndarjes së rajoneve, por llogaritja e votave të bëhet në shkallë kombëtare, proporcionale, të dilte e qartë se sa vota merr çdo parti dhe në bazë të tyre sa vende ka në parlament dhe a duhet të jetë në koalicion qeveritar dhe ç’vend do të zënë”, - tha kreu i Asamblesë së PR-së, Sabri Godo. Sipas tij, përllogaritjet e përqindjes së sistemit të miratuar nga PD-ja dhe PS-ja janë shumë të koklavitura, që mund ta bëjnë vetëm ekspertët, por nuk do ta kuptojnë njerëzit e thjeshtë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)