Exclusive me myslimanet e Amerikes

Nje mosbesim qe shkonte deri ne kufijte e armiqesise, ishte shpallur tashme ndermjet dy qyteterimeve. Ashtu si kishte parashikuar qysh ne fundin e viteve 1990, filozofi futurist, Samwel Huntington, konfliktet e reja do te merrnin ngjyre fetare. Amerika, vendi qe u rithemelua nga e para ne fundin e Mesjetes prej europianeve ne zgjerim, do te merrte nje goditje fatale me 11 shtator.
Por c’do te ndodhte, tani e tutje me miliona emigrante rezidente te ardhur prej vendeve islame e te vendosur atje? A do te ndodhte shnderrimi i cdonjerit, qe mban mjeker ne nje terrorist te mundshem? Kjo ishte nje prove e forte per demokracine amerikane, te tronditur fort. Koha kishte nxjerre ne veprim njeriun qe di te vdese, kamikazin, vetevrasesin ne emer te idealit te shenjte. Reportazhi qe Bledar Zaganjori, ka realizuar ne mjediset muslimane ne Shtetet e Bashkuara, do te percillet sonte ne revisten televizive “Exclusive”, duke provuar se “bota e lire” mbetet edhe pas 11 shtatorit, po aq e lire ndaj asaj bashkesie qe mund te shnderrohej ne djall, sa edhe me pare.
Muslimanet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane ashtu si dhe afroamerikanet apo latino-amerikanet, krejt te barabarte ne shanse dhe te drejta. Faltoret e tyre, askush nuk i preku sepse bota e lire krijoi modelin e njeriut qe di te jetoje, dhe qe debon nga vetja frymen e urrejtjes.