E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, mbyll procesin uzina e naftes

Uzina e Perpunimit te Naftes ne Fier prej nje jave ka mbyllur procesin e shitjes se karburanteve per firmat kontraktore.

Shkak jane bere dy urdhra te dale respektivisht ne datat 11 dhe 12 nentor, qe kundershtojne njeri-tjetrin dhe qe ne permbajtje te tyre kane shitjen e karburantit me parapagim dhe pa parapagim nga ana e bleresit.

Perplasja e ketyre dy urdhrave, si dhe bllokimi i shitjes se karburanteve, eshte kthyer gjithashtu ne objekt hetimi per Policine e Fierit, e cila ka sekuestruar mbi 12 autobote me rimorkio, qe ishin te mbushur me karburante te ndryshme, per te dale nga mjediset e Uzines se Perpunimit te Naftes (UPN).


Sipas burimeve zyrtare te Seksionit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit, behet e ditur se agjente te ketij seksioni, te mbeshtetur nga nje numer i madh uniformash blu te policise se rendit, kane zbarkuar tri dite me pare ne Uzinen e Perpunimit te Naftes dhe kane bllokuar te gjithe autobotet e mbushur me karburante te llojeve te ndryshme.

Shkak i ketij vendimi te policise mesohet te jete bere mospagesa ne dore nga ana e bleresve te karburanteve. Kreu i Krimit Ekonomiko-Financiar, Maksim Bejko, eshte shprehur per gazeten "Shqip" se "jane bllokuar shume autobote, pasi nuk kishin paguar leket per karburantin qe kishin marre ne UPN.

Eshte marre vendimi per te hetuar kete proces dhe vendosem te shkonim, nderkohe qe hetimi po zhvillohet nga kreret e drejtorise se policise". Gjithashtu, policia ben te ditur se ne statusin e shoqerise "Armo" parashikohet qe shitja e nenprodukteve te naftes duhet te kaloje menjehere pas pageses ne banke te mallit qe do te blihet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›