E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Kapunovës në Berat, të izoluar prej dy muajsh

Banorët e fshatit Kapinovë në komunën Vertop të Beratit janë izoluar prej dy muajsh. Kjo për shkak se reshjet kanë shkaktuar një rrëshqitje shumë të madhe të terrenit duke marrë me vete edhe 300 metra të rrugës që lidh këtë fshat me 1 mijë banorë me pjesën tjetër të qarkut të Beratit. Rrëshqitja e madhe e terrenit që prej dy muajsh ka izoluar pothuajse

të gjithë banorët për të lëvizur jashtë këtij fshati. Kështu përveç rrugës, së prishur banorëve të kësaj zone po i mungojnë edhe mjetet e jetesës ndërsa kanë rreth dy muaj të izoluar . Një tjetër problem për ta është edhe mungesa e shërbimit mjekësor. Në lidhje me këtë problem forcat e xhenios që i erdhën në ndihmë menjëherë banorëve u zmbrapsen pak ditë më parë pasi nuk gjetën asnjë mundësi për të riparuar rrugën e shkatërruar.

Last Updated on E Marte, 30 Mars 2010 19:42

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›