Maliqi ende i përmbytur, fermerët të shqetësuar për mbjelljet
Pas përmbytjeve në Maliq të Korçës, problem për fermerët mbetet moskullimi i ujërave në tokat bujqësore. Pikërisht në kohën kur ka filluar verifikimi i tokave të përmbytura në fushën e Maliqit , fermerët shprehen se një tjetër problem i madh mbetet mbjellja e farave.
Duke qenë se ujërat në këto toka bujqësore arrijnë nga 1 deri në 2.5 metra thellësi farat e mbjella po kalben duke bërë që fermerët të humbasin mijëra lekë. Sipas banorëve të Maliqit, pothuajse për 1 vit situata do të jetë e njëjtë për shkak të vështirësisë të kullimit të ujërave. Ndërkohë në Maliq vijojnë të jenë nën ujë 1800 hektarë tokë bujqësore. Banorët e kësaj zone humbën në përmbytjet e këtij viti mijëra hektarë tokë problem i cili u premtua se do të konpesohej në para por deri tani nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë problem.
Last Updated on E Marte, 30 Mars 2010 19:45