E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubimi i FRESSH, nis procedimi penal për organizatoren

TIRANË- Policia bën me dije se ka nisur procedimin penal për organizatoren e tubimit të FRESSH, të mbajtur më 18 janar , para kryeminiitrisë.

Policia bën me dije se po procedon në gjendje të lirë, shtetasen Braziliana Memushaj, për organizim të paligjshëm.

Policia bën me dije se tubimi i organizuar nga të rinjtë e FRESSH para Kryeministrisë dhe Gjykatës së Lartë, pas vendimit që ajo mori, duke shpallur të pafajshëm kreun e LSI-së, Ilir Meta ishte i paligjshëm, pasi nuk ishte marrë leje për organizimni dhe zhvillimin e saj.

Gjatë protestës së 18 janarit të rinjtë e FRESSH-it kanë protestuar kundra vendimit në një marshim që ka nisur nga Gjykata në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të ndaluar më pas para selisë së Qeverisë, duke përdorur një arkivol, të mbuluar me pankartën e vrasjes së drejtësisë, për të dhënë mesazhin se ajo u varros në oborrin e qeverisë.

Por, tubuesit nuk janë lejuar të vendosin arkëmortin në derën e përparme të kryeministrisë nga policia, e cila është shprehur se nuk ishte marrë leje.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FRESSH: Policia e Berishës nuk na mbyll dot gojën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›