E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet tuneli. Shtohet siguria në Shkodër-Pukë-Kukës

Policia e shtetit ka shtuar forcat ne segmentin rrugor Shkodër-Pukë-Kukës për shkak dhe të shtimit të lëvizjes pas mbylljes së tunelit Kalimash – Thirrë deri në një kohë të pacaktuar. 

TIRANE- Bllokimi i tunelit Kalimash – Thirrë deri në një kohë të pacaktuar ka bërë që lëvizja në drejtim të veriut të vendit e më tej në Kosovë të bëhet nëpërmjet Qafës së Malit. 

Policia e shtetit ka shtuar forcat ne segmentin rrugor Shkodër-Pukë-Kukës për shkak dhe të shtimit të lëvizjes pas mbylljes së tunelit.

Nga komisariati i Pukës dhe i Kukësit njoftohet se rruga e vështirë e Qafës së Malit dhe ajo e Kukës- Fushe-Arrez dhe Kukes- Morinë janë plotësuar me postoblloqe të shumtë të policisë së qarkullimit rrugor per te garantuar lëvizjen e e automjeteve të cilët përshkojnë këtë segment.

Në mungesë të sinjalistikës rrugore përgjatë gjithë segmentit të vjetër janë vendosur shërbime suplementare te Policise për orientimin e qarkullimit. Masat shtesë të policisë janë vendosur edhe në segmentin Kukës Fushë-Arrëz dhe Kukës- Morinë.
(s.g/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›