E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohuritë mbi fenë kristiane

20/04/10 03:25

Ndërsa të gjithë banorët flenë, Domenika i tregon Seldit për disa studime në lidhje me fenë e shtyrë nga kurioziteti. Ajo tregon se nëpër libra të ndryshëm, i kishte bërë përshtypje se nuk gjente shumë informacion mbi Jezu Krishtin. Sipas saj, Kishës i ka leverdisur që ta kthejë figurën e tij në të shenjt dhe të merret si simbol apo pikë referimi përshembull në kalendarin që përdorim. Domenika tregon se ka parë një dokumentar në të cilin tregohej se gjatë një kongresi që ka mbajtur perandori Kostandin, është vendosur që Jezu Krishti të shenjtërohej e të quhej i pavdekshëm, të quhej Biri i Perëndisë dhe të nderohej më pas. Ajo thotë se në fund të fundit, ai ka qënë një njeri si gjithë të tjerët, njësoj si ata. Domenika e quan Krishtin si një revolucionar duke arsyetuar se ai ishte një njeri që filloi të predikonte për besimin, për barazinë ndërmjet femrave dhe meshkujve, për të patur marrëdhënie më të mira mes njerëzve, ide që deri në atë kohë nuk pranoheshin. Domenika vazhdon të tregojë edhe për të tjera gjëra që ka parë nëpër dokumentarë lidhur me Biblën apo shkrime që e kundërshtojnë atë. Seldi nuk flet fare, por vetëm e dëgjon me vëmendje atë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›