Banorët e Nivicës nuk lejohen të festojnë Pashkët te Manastiri i Kakomesë
Nga Tema
Banorët e Nivicës dhe të zonave të tjera përreth nuk kanë mundur që të kryejnë ritualin e tyre qindravjeçar për kremtimet në pritje të Pashkëve. Kjo për shkak se ata nuk janë lejuar që të shkojnë te Manastiri i Kakomesë, i cili prej kohësh mbahet peng nga kompania që po bën ndërtimin e një fshati turistik. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët vendorë, që janë ankuar për këtë çështje edhe pranë kryeministrit.
Prej kohësh kjo zonë është nën thundrën e dhunës policore, për shkak se pronat e tyre janë zaptuar pa të drejtë nga një kompani, që me ndihmën e shtetit po ndërton një fshat turistik.