Specialistët gjeologë në Shkodër: Ndërtimet pa mendimin tonë, me pasoja

>Shërbimeve Rajonale Gjeologjike dalin jashtë funksionit. Në asnjë projekt nuk pyeten gjeologët
Në shumë investime të mëdha në Shkodër, mendimi i specialistit gjeolog dhe studimet e mirëfillta të tilla të tyre nuk merren fare parasysh, duke sjellë pasoja më pas në cilësinë e këtyre veprave, publike apo private qofshin ato. Specialistët gjeologë bëjnë të ditur se në shumë projekte investimesh nuk ka në bazë të tyre studime të mirëfillta të terrenit dhe në përgjithësi të territorit ku ndërtohet dhe investohet. Kështu, mësohet se asnjë firmë private apo hartues projektesh ndërtuese shtetërore nuk ka kërkuar ndonjëherë mendimin e Shërbimeve Rajonale Gjeologjike, edhe pse ky institucion funksionon prej 12 vitesh.
Investime të rrezikshme
Specialistët e këtij institucioni merren me studimet e zhvillimeve urbane të territorit të Shkodrës, por askush nuk i ka përfshirë në projekte, duke mos llogaritur kështu pasojat e mëvonshme. Mosmarrja parasysh e studimeve gjeologjike të tokës ka filluar që tani të shfaqë anët negative. Një prej rasteve është rruga nacionale Shkodër-Muriqan, e cila megjithëse ka vetëm 4 vite që ka përfunduar, ka filluar të pësojë dëmtime në pjesë të ndryshme të aksit të saj, pa llogaritur këtu dhe rrëshqitjet e dherave nga kodrat anash saj", shprehet një nga specialistët e kësaj fushe, Stakë Vukaj. Sipas tij, mjafton të përmendet fakti se jo shumë larg zonës së Muriqanit, rrugët e shtetit fqinj, Mali i Zi, edhe pse janë ndërtuar shumë vite më përpara, ndodhen në gjendje shumë të mirë. Sipas specialistit gjeolog Vukaj, jetëgjatësia e rrugëve të shtetit fqinj ka ardhur kryesisht në sajë të fillimit të ndërtimit të tyre vetëm duke pasur parasysh studimin e shtresave të tokës. Për specialistin Vukaj, veç infrastrukturës rrugore Shkodër-Muriqan, një fat të tillë mund të ketë rruga nacionale që pritet të fillojë së shpejti, ajo Shkodër-Hani i Hotit. E sikur të mos mjaftonin këto mangësi në ndërtimin e rrugëve nacionale, një zonë problematike për nga ndërtimi i strukturave të tokës është ajo buzë liqenit të Shkodrës, në zonën e Koplikut. "Në këtë zonë po vërehet një fluks i shpejtë i ndërtimeve, por po t'i referohemi studimeve gjeologjike për zonën, në afërsi të liqenit të Shkodrës rezulton se 13% e sipërfaqes ka risk të lartë të gazit të radonit, një gaz me përbërje radioaktive. Rreth 70% e saj ka risk të mesëm, pasi rreth 15% e sëmundjeve kancerogjene në mushkëri vjen nga prania e gazit të radonit", tregon ndër të tjera gjeologu Vukaj. Specialistët e ndërmarrjes gjeologjike kanë kërkuar vazhdimisht që të mënjanohen ndërtimet e banesave në afërsi të bregut të liqenit në Koplik dhe kjo zonë të shfrytëzohet vetëm për parqe natyrale. Studimet duhet të kryhen dhe në shkallën e ndotjes së ajrit, por as ato nuk po realizohen. Një fakt i tillë vihet re dhe te parku industrial që pritet të ndërtohet në zonën e Koplikut, për të cilin askush nuk ka bërë studim lidhur me shkallën e ndotjes së ajrit në këtë zonë.
Mendimi i gjeologëve
Inxhinieri Vukaj insiston që të ketë një vëmendje të madhe ndaj gjeologjisë urbane, me anë të të cilës arrihet grumbullimi i të dhënave të disiplinave të ndryshme të shkencave të tokës. Këtu përfshihen të dhënat gjeologjike për tokën, për ajrin, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhenierike, gjeoturistike, rreziqet sizmike, natyrore etj. Në këtë mënyrë edhe pse zëri i specialistëve po rritet, kërkohet si nga organizmat e shtetit dhe ato lokalë të pyeten dhe merren për bazë mendimet e specializuara. Por këtë gjë duhet ta kërkojnë edhe shumë shoqata dhe OJF që merren me mjedisin dhe vetë natyrën e qarkut të madh të Shkodrës.