E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Sharrës pa rrugë, kanalizime dhe ujë

Banorët e rrugës “Hamdi Cenojimeri” në zonën e Sharrës fare pranë lagjes së Kombinatit, edhe sot e kësaj dite vuajnë mungesë totale të ujit, rrugës dhe kanalizimeve.

Gjendja paraqitet vërtetë e vështirë. Banorët shprehen të indinjuar, pasi edhe shpresa e vetme që ishte për sistemimin e tyre, nuk do të realizohet. Bashkia e Tiranës pritet të nisë punimet për rregullimin e rrugës, por projekti parashikon vetëm ndërtimin një pjese të shkurtër të saj.
 

Banorët shprehen se nëse nuk u plotësohen kërkesat atëherë ata do të dalin të protestojnë.
 

Gjithmonë në prag të zgjedhjeve, siç shprehn banorët e rrugës “Hamdi Cenojimeri”, i është premtuar se problemet e tyre do të zgjidhen, por situata vazhdon të mbetet e njëjtë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›