Muzeu Historik Kombëtar vizitohet nga turistët italianë
Grupe turistësh nga Italia fqinje janë vizitorët të cilët po shtojnë interesin e tyre për ta parë më nga afër pikat turistike në Shqipëri. Sipas guidit Bashkim Hykës, edhe pse italianët shpesh shfaqin paragjykime për vendin tonë në lidhje me kushtet, përsëri një pjesë e mirë kanë përzgjedhur pikërisht Shqipërinë për të investuar për pushime.
“Është interesante, një vend me histori komplekse por edhe të kompletuar. Për mua është hera e parë që vij këtu” shprehet njëri prej turistëve.
“E pëlqej shumë, është interesante. Nuk di shumë rreth historisë së Shqipërisë por ajo që më bën më shumë përshtypje këtu është se feja kryesore është të ndjerit shqiptar dhe tolerancë fetare” është shprehur një tjetër turist.
Muzeu Historik Kombëtar është një nga pikat e cila tërheq më së shumti vëmendjen e turistëve, duke qenë se ëshë një nga monumentet kulturore e cila qëndron e hapur edhe gjatë periushës së verës.