E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mban seancë në përkujtim të Holokaustit, Berisha: Qëndrojmë në krye të vendeve shpëtimtare

Kryeministri Berisha ne foltoren e Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë po mban një seancë në përkujtim të Holokaustit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministri, Sali Berisha kanë mbajtur fjalim ku kanë vlerësuar aktin e shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjve.

Shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre pavarësisht rrezikut. Të reflektojmë dhe të kërkojmë të vërteta tona. Të nderojmë vlerat dhe të themi; kurrë më, u shpreh Topalli.

Ndërsa, kryeministri Sali Berisha u shpreh se ndryshe nga vendet fqinje, Shqipëria nuk e “ushqeu makinerinë naziste të vdekjes me dorëzimet e qenieve të pafajshme.

Institucionet nuk pranuan kurrë marrëveshje për të dorëzuar hebrenjtë. Kryeministri Mustafa Kruja dhe ministrat që të gjithë pa përjashtim qëndruan në anën e viktimave dhe bënë së bashku me qytetarët shqiptar që ky vend, kjo tokë të jetë e vetmja në të cilën numri i hebrenjve në fund të luftës të ishte shumë më i madh se në fillim të saj. Shpëtuar mbi 2 mijë hebrenj dhe renditën kombin në krye të shpëtimtarëve, ka nënvizuar kryeministri.

Berisha vlerësoi rolin e mbretit Ahmet Zogu, duke u shpreh se ishte shtetari i vetëm që nuk mbylli dyert dhe kufijtë për hebrenjtë që gjuheshin në katër skajet e kontinenti.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëria kishte një popullsi prej 800 mijë banorë ku bënin pjesë dhe rreth 200 hebrenj. Gjithashtu më shumë se 2 mijë refugjatë hebre të ardhur nga Greqia, Austria dhe Italia u mbajtën në shtëpi nga shqiptarë.

Shqiptarët refuzuan të japin listën e hebrenjve që hynë në kufirin e tyre dhe u dhanë atyre dokumente false, në mënyrë që ti ndihmonin për tiu shmangur zbulimit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›