Prishet pallati i Dashamir Pezës, s’funksionon dezhurni 3-turnesh i deputetëve të Edvinit
Pas rrëzimit të kërkesës nga Gjykata të biznesmenit Ilir Mata, kunatit të Dashamir Pezës, mikut intim të Edi Ramës, për pezullimin e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës, Inspektoriati i ndërtimit ka rifilluar sot me prishjen e 2 kateve, të cilat zënë hapsirën publike të rrugës së kalimtarëve. Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit. Aksioni për prishjen e këtij pallati shkaktoi mjaft polemika madje dhe konfrontime mes dy policive asaj të rendit dhe Policisë Bashkiake, ndërsa në këtë ngjarje u përfshinë edhe disa deputetë të PS. Të parët që dhanë alarmin për ndërtimin e një objekti të paligjshëm në zonën kur duhet të kalonte një rrugë, ishin vetë banorët të cilët denoncuan ndërtimin e godinës 12-katëshe në pjesën ku ajo zinte hapsirën e planifikuar për një tunel kalimtarësh. Sot duket se s’ka shërbyer rotacioni 3-turnesh i deputetëve socialistë, të cilët bënin dezhurn për të penguar forcat e inspektoriatit, në hyrje të pallatit Rama-Peza-Mata, pasi socialistët s’guxuan të shndërrojnë në aferë prishjen legjitime të godinës që kishte bllokuar rrugën kryesore ku kalonin banorët e një blloku pallatesh, prapa Sheshit “Skënderbej”. ...