Berisha inspekton përsëri zonat e përmbytura apelon për evakuim të banorëve deri në normalizimin e situatës
Kryeministri iu përgjigjet edhe akuzave të kryesocialistit Edi Rama, i cili dje u kthye nga pushimet e nxehta të Dubait dhe filloi të hedhë vallen “rroftë përmbytja, poshtë qeveria”!Update- Shefi i qeverisë ishte sot në zonat e prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës, nga ku përsëriti thirrjen për largimin e banorëve, në kushtet e një moti të paqëndrueshëm, çka mund të shkaktojë rritje të nivelit të ujërave. Në Shkodër, Berisha drejtoi mbledhjen në Prefekturë, duke u kërkuar të përnishmëve, drejtuesve vendorë koordim të punës me shtabet e emergjencës për largimin e të gjithë banorëve nga zonat që vazhdojnë të jenë të rrezikuara. “Sërish i ftoj banorët të evakuohen një minutë e më parë. Kjo është kërkesa ime si kryeministër, por duhet të dimë se kjo është kërkesë e çdo shqiptari. Sot mendjet dhe zemrat e të gjithëve janë drejtuar te këto familje të përmbytura. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që popullata të evakuohet dhe unë insistoj për këtë, pasi nivelet e ujit janë rritur dhe po rriten”, u shpreh kryeministri Berisha.Kreu i ekzekutivit reagoi gjithashtu edhe për alarmet false të Edi Ramës se po çahen digat, duke deklaruar se ato janë mëse të sigurta dhe se për menaxhimin e situatës po punohet me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj.Duke iu përgjigjur akuzave të kryesocialistit Edi Rama se situata e krijuar është pasojë e keqeqeverisjes, kryeministri Berisha e ftoi Ramën, i sapo kthyer nga pushimet e nxehta të Dubait, të shkojë të inpektojë zonat në veri të vendit, për të parë menaxhimin e situatës dhe jo të shpërhapë panik, duke vallëzuar me fatet e shqiptarëve. Kryeministri shtoi se është e domosdoshme që të evakuohen banorët edhe në zonën e Bushatit dhe Trushit. Ai theksoi se situata e përmbytjeve do të vështirësohet.Gjatë kësaj vizite kryeministri ka zhvilluar një takim në të cilin ka qene të pranishëm ehe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ministri i Transportit, Sokol Olldashi dhe ai i Bujqësisë, Genc Ruli, të cilët e kanë informuar Berishën lidhur me masat e marra në kuadër të emergjencës sipasojë e përmbytjeve.Në vijim, shefi i qeverisë siguroi edhe njëherë banorët se nuk do të ketë probleme nga përmbytjet në qytetin e Shkodres, por shqetësuese mbetet gjendja në periferi, buzë Drinit.Sipas kryeministrit prioritet është evakuimi i banorëve dhe strukturat e shtetit janë në gatishmëri të plotë....