PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka reaguar negativisht për vizitën e kreut të opozitës në zonat e përmbytura ku sipas saj, ai duhet të ishte më parë në ato zona. “Ai as që nuk denjoi të ndërpriste pushimet e luksit në Paris apo Bankok edhe pse zona të tëra u përmbytën dhe kaluan Vitin e Ri nën kërcënimin e vërshimit të ujërave apo dallgëve të detit” tha Mëhilli. “Sot, Rama vizitoi zonat e përmbytura ku në vend të solidaritetit shau dhe fyeu me gjuhë ordineri fshatarët e përmbytur tek Ura e Lahajt, vetëm se e pyetën “ku ishe ti gjer sot” dhe se reaguan me indinjatë të thellë kur u tha atyre se ju përmbyti qeveria dhe jo moti. Partia Demokratike dënon këtë qëndrim të Zotit Rama dhe i kërkon atij të solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytja dhe të mos shkojë atje vetëm për t’i sharë dhe ofenduar vetëm e vetëm se ata reaguan ndaj trillimeve të tij se qeveria nuk po bën gjë për t’i ndihmuar dhe se është ajo që ju përmbyti dhe jo moti. Partia Demokratike sot nuk reagon ndaj këtyre trillimeve të Edvinit mbasi përgjigjen më të merituar ia dhanë sot fshatarët e Trushit tek Ura e Lahajt” përfundoi Mëhilli....