Banorët e Transballkanikes dalin në protestë, bllokohet rruga
• VLORE – Ashpërsohen protestat e banorëve të rrugës Transballkanike.Dy ditë pas nisjes së aksionit të Policisë Ndërtimore për prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit për zgjerimin e rrugës, ata kanë bllokuar aksin. Rreth 35 banorë që jetojnë në këtë zonë bllokuan dje për rreth 45 minuta rrugën, duke mos lejuar lëvizjen e mjeteve që qarkullojnë nga Porti i Vlorës për në dalje të qytetit. Pjesa më e madhe e banorëve kanë kërkuar që të marrin kompensimin real në vlerë monetare, me qëllim të kenë mundësi të blejnë shtëpi sepse me tarifat e caktuara nuk mund të blejnë banesa të reja. Të tjerë kërkojnë që shteti t’u japë shtëpi e jo para, ndërkohë që 4 gratë të cilat kanë hyrë në javën e tretë të grevës kërkojnë certifikatën e pronësisë nga hipoteka, pasi rrezikojnë humbjen e parave. Vlera e kompensimit e caktuar për banorët e rrugës Transballkanike është 42 mijë lekë m2 për banesë dhe 1900 lekë m2 për tokën, që sipas banorëve janë qesharake, “Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak sesa të na jepet ajo që na u premtua kur shteti nisi punimet për rikonstruksionin e rrugës. Shteti po na shemb shtëpitë, shteti të na japë shtëpi”.Banorët janë shprehur se do të vazhdojnë me bllokimet e rrugës si dhe me forma të tjera proteste derisa problemi i tyre të zgjidhet. Ata kanë pasur debate dhe me drejtuesit e automjeteve të rënda, të cilët kanë kërkuar që të kalojnë përgjatë rrugës, por janë kthyer mbrapsht nga protestuesit. Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që i ka qetësuar gjërat dhe u ka kërkuar banorëve të largohen nga rruga pasi po shkaktonin problem në trafik. Protestuesit e kanë pranuar kërkesën e forcave të rendit për lirimin e rrugës dhe janë larguar, por me premtimin se do ta bllokojnë rrugën sërish në ditët e ardhshme. Kjo është hera e dytë që prej fillimit të punimeve që banorët kanë bllokuar rrugën. 33 vetëkanë protestuar, duke bllokuar një prej akseve të Transballkanikes, në shenjë kundërshtimi të vlerës së kompensimit për banesat dhe tokat nga kalon rrugaGreva e urisëNdërsa vazhdojnë protestat për Transballkaniken, 4 gratë e ngujuara janë në ditën e 18-të të grevës. Ato e kanë ripërsëritur se edhe pse gjendja e tyre po rëndohet dita-ditës janë të vendosura që të qëndrojnë në grevë deri në zgjidhje të problemit të tyre. Mjekët janë shprehur se gjendja e grave sa vjen e rëndohet, kështu që ato duhet të dalin nga greva sa më shpejt për të evituar ndonjë komplikacion për shkak të faktorëve të ndryshëm në shëndet të krijuar nga mungesa e ushqimit për një kohë të gjatë.