E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studim për shfrytëzimin e kapaciteteve hidrike

• Brenda këtij viti, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të përfundojë studimin e plotë rreth shfrytëzimit të kapaciteteve hidrike në Shqipëri.Kryerja e këtij studimi është e nevojshme, pasi gati 70 për qind e burimeve ujore, përfshirë edhe lumenj dhe përrenj të vegjël, janë të pashfrytëzuara për prodhimin e energjisë, kjo pasi ende mungon një studim i plotë dhe afatgjatë. Aktualisht qeveria shqiptare ka miratuar dhënien me koncesion të disa Hec-eve të vegjël në vend. Aktualisht hidrocentrali më i madh në vend është ndërtuar në kaskadën e Drinit,ku janë tre Hec-e, ai i  Fierzës, Komanit dhe  Vaut të Dejës. Por duke qenë se kërkesa për energji është gjithmonë e në rritje, energjia e prodhuar nga këto HEC nuk mjafton për të plotësuar kërkesat e vendit me energji dhe për për këtë arsye qeveria ka vendosur që të kryejë studimin e plotë rreth shfrytëzimit të kapaciteteve hidrike në Shqipëri, me qëllim që të ndërtohen sa më shumë HEC-e.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›